Faqe interneti për biznese
Faqe moderne me Next.js, të shpejta, për çdo pajisje dhe gati për SEO. Shabllonet e mia të fundit kalojnë 90 pikë në Lighthouse.
E disponueshme për projekte
Jam Amira, zhvilluese frontend me mbi 6 vjet përvojë. Ndërtoj faqe dhe aplikacione web me Next.js, React dhe TypeScript, për biznese në Kosovë, Shqipëri e më gjerë.
Shërbimet
Punoj si freelance, në distancë ose në Prishtinë: komunikim i rregullt, afate të qarta dhe kod që mirëmbahet lehtë.
Faqe moderne me Next.js, të shpejta, për çdo pajisje dhe gati për SEO. Shabllonet e mia të fundit kalojnë 90 pikë në Lighthouse.
Panele administrimi, portale dhe platforma SaaS me React, Next.js e TypeScript, ose me Angular.
Dizajnet tuaja në Figma, të kthyera në ndërfaqe të sakta e responsive, me komponentë të ripërdorshëm.
Faqja juaj më e shpejtë dhe më e aksesueshme, me rezultate Lighthouse para dhe pas.
Çmim fiks dhe afat i qartë, para se të fillojmë.
Çdo javë një link ku e provoni progresin.
E publikojmë bashkë, me mbështetje pas lansimit për një periudhë të dakorduar.
Përvoja
Mbi 6 vjet në ekipe produkti, nga React te Next.js, gjithmonë pranë dizajnit dhe backend-it.
Shkurt 2025 - sot
Shabllone faqesh për DealerAssist, platformë ku tregtarët e automjeteve krijojnë vetë faqet e tyre të internetit.
Tetor 2023 - Janar 2025
Aplikacione responsive me Next.js për Kennedy Technology dhe Runway Extenders.
Nëntor 2022 - Maj 2023
Frontend-i i platformës Study Together.
Janar 2022 - Tetor 2022
Aplikacione web për klientë, krah për krah me ekipin e dizajnit.
Dhjetor 2020 - Janar 2022
Frontend-i i aplikacionit Swynoo.
2018 - 2020
Frontend-i i një sistemi për menaxhimin e mësimit (LMS).
Projektet
Produkte ku kam kontribuar përtej punës së përditshme.
Kthen screenshot-et e porosive në të dhëna të strukturuara, që shitësit online të dërgojnë më shpejt. Ndërtuar bashkë me një zhvillues tjetër: ai ndërtoi pjesën më të madhe të aplikacionit, unë faqen dhe bazën e ndërfaqes.
Shihni produktin live (hapet në një skedë të re)Receta shqiptare: sugjeron vakte, gjen receta me atë që keni në shtëpi dhe ju lejon të publikoni tuajat. 187 receta, në çdo pajisje.
Vizitoni ckamegatu.com (hapet në një skedë të re)
Lojëra mësimore në shqip për fëmijë nga 2 vjeç: 36 shkronjat, numrat dhe tingujt, me një mësim ditor që i përsërit në kohën e duhur.
Së shpejti“Amira ndërtoi faqen e Smart Extract dhe bazën e ndërfaqes së aplikacionit. Idetë e papërpunuara i kthen në ekrane të pastra e responsive, dhe kujdeset për çdo detaj që sheh përdoruesi. Do të punoja me të sërish në çdo produkt.”
Aftësitë
Next.js · React · TypeScript · Angular
Node.js · API · integrim të dhënash
Ndërfaqe të aksesueshme · dizajn responsive · komponentë të ripërdorshëm